Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Zaev: Qytetarët e rajonit do lëvizin me kartë ID

10 Nëntor 2019, 14:22

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha në konferencën për shtyp se kjo nisma e Ballkanit Perëndimor paraqet një ëndërr të re për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri. Zaev tha se plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.

 Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni. Paraqesim një ëndërr për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri Perëndimor, me më shumë investime për të rinjtë. Ftohen 6 vendet e tjera të Ballkanit për të bërë më shumë për axhendën europiane. Në këto rrethana, duhet të pajtohemi se Ballkani po ndryshon. Një nismë e tillë përcjell mesazhin se mbështetemi dhe nga partnerët ndërkombëtarë” u shpreh Zaev