Samiti i Berlinit/ Rama takon Merkelin, Hahn: KE do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë

29 Prill 2019, 20:09

Dialogu Kosovë- Serbi dhe stabiliteti në rajon ishin dy çështjet kryesore të cilat bënë bashkë në Berlin liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti ishte thirrur me ftesë të kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron.

Në këtë samit, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali. Kreu i qeverisë, Edi Rama u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në takim u diskutua mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit te Shqipërise në Bashkimin Europian.

Më herët Merkel zhvilloi një takim edhe më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e cila ashtu sikurse vendi ynë pret vendimin për hapjen e negociatave.

Pas përfundimit të këtyre takimeve, Merkel dhe Macron mbajtën një konferencë të përbashkët ku folën për çështjet kryesore në foksus të këtij Samiti.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi liderët e vendeve organizatorë u shprehën se problemet mes tyre mund të zgjidhen dhe se dialogu Prishtinë- Beograd nuk duhet të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Mogherini, deklaroi se nëse Kosova do të heqë taksën e vendosur ndaj mallrave serbe, dialogu do të riniste të nesërmen, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim përpara së bashku.

Samiti shënon edhe rastin e parë të takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, që nga nëntori i vitit të kaluar

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hanh u shpreh optimist lidhur me hapjen e negociatave për vendit tonë duke thënë se Komisioni i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit.

Por ndërkohë që Shqipëria i ka sytë nga hapja e negociatave, DW raporton se nga burime pranë qarqeve politike të CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Më pas takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe Komisioneri Johanes Hahn do të nisë rreth orës 17:45 dhe parashikohet të zgjasë deri në orën 19:30. Brenda kësaj kohe, sipas axhendës së siguruar nga mediat kosovare, pritet të ketë edhe një darkë pune.

    No videos found.