Samiti i Diasporës, Rama thirrje Bashës si studentëve: Kur do flasim

1 Mars 2019, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2019-03-01 16:11:43

Nga Samiti i Diasporës, Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për tu ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike. Edhe kryedemokrati Basha ishte i ftuar në këtë samit, por kishte zgjedhur të mos vinte. Rama ju drejtua vetëm me një pyetje: I them kur do flasim?!

"Për ata shqiptarë që ishin ftuar këtu, por nuk kanë ardhur sot këtu... kam vetëm një fjalë: I them kur do flasim?"

Edi Rama

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe opozitën shqiptare, si një faktor që për interesa partiake, dëmton imazhin e vendit tonë tek ndërkobmëtarët. Rama tha se Shqipërisë i vjen e keqja nga vetë shqiptarët, duke ju referuar lobimeve të opozitës në takimet me ndërkombëtare, që përhap për vendin një imazh të zi! Rama tha se sa herë e kanë bërë këtë, i ka mbulur me turp historia. Rama theksoi edhe një herë se synimi i qeverisë është për të vazhduar punën para, për të ndërtuar një sistem drejtësie që lufton korrupsion dhe kthen besimin e qytetarëve.

"Nuk ka asgjë më të rrezikshme dhe penguese për shqiptarët, sesa kur i dalin përballë shqiptarët. Shqiptarët kundër shqiptarëve në Shqipëri, kanë krijuar një ide, e kanë ushqyer dhe shpërndare përtej kufijve, se është koha që kanë lindur kriminelët, e na paskan ardhur e na paskan pushtuar parlamentin. Kjo në fakt është koha kur qeveria e Shqipërisë ka 50 % gra, kur në parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra seç ka pasur kurrë ndonjëherë, në këshillat bashkiakë, ka 590 % dhe 50 % burra.

    No videos found.