Samiti i Diasporës/ Thaçi: Pa shkelur mbi trupin tim askush nuk do ta cënojë territorin e Kosovës

1 Mars 2019, 13:21

Ka nisur në Tiranë punimet Samiti i Diasporës. Personalitete të shumta të politikës shqiptare dhe jo vetëm, nga kryeministri Edi Rama, presidenti Hashim Thaçi, politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe më gjerë, por edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, mbajtën fjalë për të çelur këtë samit që mbledh shqiptarët anembanë botës.

Në këtë samit dy ditor, diskutohen çështje të rëndësishme, si vota si e drejtë e emigrantëve, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i vendit tonë, Shqipërisë; identiteti shqiptar, por edhe ftesat për të huajt që duan të vizitojnë vendin tonë me mrekullitë e saj natyrore dhe humane që ofron.

Gjatë Samitit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të ketë kurrë shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se duhet të kalojnë mbi trupin e tij për ta arritur këtë.

Hashim Thaçi - President i Kosovës:  Përulemi para jush për kontributin tuaj. Sot kombi shqiptar ka nevojë që vetëm të fuqizohet ky rol i Shqipërisë në angazhimet euroatlantike, të fuqizohen reformat dhe të lëvizë sa më shpejt drejt të ardhmes evropiane. Kombit i duhet një Shqipëri e fortë, stabile,, dhe që shikon përpara, në asnjë rrethanë që shikon pas. Këtu duan edhe miqtë tanë, edhe SHBA, edhe BE, edhe NATO. Shpreh mirënjohje për rolin e Ali Ahmetit për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, që i hap rrugë Maqedonisë të jetë pjesë e NATO-s. Kosova sapo shënoi 11 vjet pavarësi, me 116 njohje ndërkombëtare, të gjithë kemi pritur që do të lëvizim më shpejt dhe më mirë. Nuk kemi miq vetëm partnerë, por edhe kundërshtarë të pavarësisë që e ngadalësojnë procesin e integrimit. Kosova ka bërë reforma të jashtëzakonshme, prandaj ky progres është kontribut edhe i juaji.

Edhe ju jeni të interesuar të dëgjoni, tani Kosova është në rrugë të sigurtë të perspektivës euroatlantike, më në fund themeluam ushtrinë e Kosovës. Do jetë ushtri e paqes, dhe do të lëvizë shpejt drejt anëtarësimit në NATO. Edhe për këtë kemi pasur kundërshti, por jemi të bekuar si komb, që kemi mbështetjen unike të SHBA, mirënjohje.

Marrëveshja Kosovë Serbi do të garantojnë njohjen reciproke

E dimë se çka bërë Serbia në Kosovë

Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konferencë ndërkombëtare ku merr pjesë edhe Rusia, do duhet ta udhëheqë vetëm Be atë proces dhe është mbështetja e SHBA. me asnjë cmim nuk do të lejojmë as me qarkulluar më tutje si ide, ndonjë union ballkanik, është cënim i kombit tonë, është rikthim prapa për kombin tonë. Unioni jonë, është i BE, NATO dhe miqësia e përjtshme me SHBA. Edhe propozuesit, i kam këshilluar të heqin derë, është mirë të heqin dorë. Kërkohet edhe nga ju zgjim që t'i ndërprisni këto ide.

    No videos found.