Samiti i Durrësit/ Haradinaj: Kufiri s'preket! Rama-Hahn: Rëndësi stabiliteti

27 Gusht 2018, 14:35 | Përditesimi i fundit: 2018-08-27 16:20:57

Ditën e sotme është zhvilluar Samiti i Durrësit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të BE, komisioneri për Zgjerimin Hahn dhe zyrtarë të BERZH e Bankës Botërore. Por në takimin e zhvilluar në Durrës nuk morën pjesë tre kryeministrat, e Serbisë për shkak të axhendës, i Maqedonisë për shkak të kushteve të motit pasi u anulua fluturimi dhe ai i Bullgarisë, i anuluar në minutat e fundit, ndërsa Rama i shprehu ngushëllimet për tragjedinë ku humbën jetën 15 persona nga një aksident.

Në qendër të Samitit ishte integrimi ekonomik rajonal, heqja e barrierave mes vendeve dhe hapja e vendeve të reja të punës. Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se qëllimi i takimi është bilanci për atë që është bërë në kuadër të procesit të Berlinit dhe Samitit të Tristes dhe rritja e mëtejshme e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Si Haradinaj, ashtu edhe Hahn e Rama nuk e anashkaluan çështjen më të nxehtë të Ballkanit për momentin, idenë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës e Serbisë. Haradinaj tha se kufijtë e Kosovës nuk mund të preken ndërsa Hahn shtoi se kryesorja është stabiliteti i rajonit. Në një mendje me të ishte edhe Kryeministri Rama.Kryeministri i Kosovës gjatë takimit nga Samiti i Durrësit u ndal te kufijtë duke deklaruar se nuk duhet të rishikohen. Ai ishte i prerë ku ru shpreh se Kosova i ka kufijtë e saj dhe ata duhet të respektohen.

    No videos found.