Samiti i Sofjes/ Bregu: Do mbajmë hapur kufijtë e rajonit! Reformat e paplotësuara bllokojnë integrimin

11 Nëntor 2020, 13:52

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu tha për Report Tv  se Samiti i djeshëm i Sofjes miratoi krijimin e një tregu rajonal. Ajo tha se gjatë pandemisë sukses është krijimi i një korridori jeshil dhe mbajtja hapur e kufijve të rajonit.