Sampdoria bllokon informacionin për të mos hapur panik, Inter dhuron 500 mijë euro për vaksinën e koronavirusit

14 Mars 2020, 20:04

Seria A është kampionati i parë në Europë që mori vendimin drastik për të ndërprerë kampionatën si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Dhe deri më tani shifrat i kanë dhënë të drejtë pasi 9 lojtarë nga ky kampionat kanë rezultuar mbartës të COVID-19. Më saktësisht klubi më i prekur është Sampdoria, që ka konfirmuar 5 futbollistë.

Të enjten ishte Manolo Gabbiadini, ndërsa më pas klubi njoftoi për Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby. Si pasojë e kontakteve të afërta me futbollistët e ka pësuar edhe një nga mjekët e klubit, Amedo Baldari. Gjithsesi së fundmi Sampdoria ka marrë një vendim për të mos publikuar më informacione për shëndetin e futbollistëve, pasi në këtë mënyrë po përhapet panik.