Ditët në vijim Policia e Shtetit do të ndërmarrë një aksion të gjerë për të gjithë ata që kanë vënë pasuri në mënyrë të dyshimtë. Është ky paralajmërimi i fortë që ka bërë nga Berlini, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me miratimin e paketës Anti- KÇK. Ministri thekson se ashtu siç parashikon ligji i miratuar tashmë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, i jep mundësi policisë që të sekuestrojë pasuritë për të cilat ka dyshime se janë vënë në rrugë kriminale.
"Menjëherë mbas miratimit të kësaj pakete, Policia e Shtetit është e përgatitur për të filluar një fushatë të rëndësishme për të targetuar të gjitha rastet e personave, të cilët kanë grumbulluar pasuri në bazë të aktivitetit kriminal dhe për këtë qëllim duke filluar nga ditët në vijim për të mos thënë orët në vijim, Policia e Shtetit do të angazhohet në një operacion të gjerë, ‘Operacioni Forca e Ligjit’, i cili synon pikërisht të vërë para përgjegjësisë cilindo, që përmes veprimtarisë kriminale ka grumbulluar pasuri dhe asete kriminale.