Sandër Lleshaj: Të fotografohet cdo detaj për bilancet

22 Shtator 2019, 11:38

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkoi që të evidentohet dhe fotografohet cdo dëm nga tërmeti. "Në Tiranë pashë një angazhim shumë të madh të institucioneve. Tani e rëndësishme mbetet vijimi i punës. Shtëpia e pushimit e ministrisë së Brendshme është në dispozicion për të pritur familjet.

Fokusi mbetet Durrësi, pasi problemet janë më të mëdha. Ka shumë detaje të fiksohen tani për të shmangur problemet më pas, të fotografohen dhe të bëhen bilancet tani. Pasi dëmet janë më shumë në inventarin e brendshëm se atë të jashtëm" tha ministri Lleshaj.

    No videos found.