Sanitarja e shkollës me COVID-19, shfaqin shenja 10 mësues në Kolonjë, vetëkarantinohen deri në pritje të tamponit

15 Shtator 2020, 12:09

10 mësues të një shkollë në bashkinë Kolonjë janë vetëkarantinuar në banesën e tyre pasi dyshohet se mund të jenë prekur nga COVID-19. Mësuesit janë në pritje të rezultatit të tamponit.

Në bashkinë e Kolonjës, dyshohet se 10 mësues të infektuar me COVID-19.  Mësuesit kanë pasur kontakt me sanitaren e shkollës, e cila rezultoi pozitive me COVID-19 një javë më parë.