Sanksionet kundër Iranit, Rouhani: Ushtarët europianë në Lindjen e Mesme nuk do të jenë të sigurt

16 Janar 2020, 12:35

Me sanksione e reja të mundshme, ushtarët europianë në rajonin e Lindjes së Mesme do të jenë në rrezik.

Me këto fjalë Presidenti iranian Hassan Rouhani po përpiqet të çlirohet nga shtrëngimi i Uashingtonit dhe mbyllja e Europës të shkaktuara nga shkëputja e Teheranit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke vënë në dyshim sigurinë e kontigjentëve ushtarakë të BE në rajon.

Rouhani tha se ‘Sot ushtarët amerikanë janë në rrezik, nesër ushtarët europianë mund të jenë në rrezik’ - dhe shtoi: Ne nuk duam paqëndrueshmëri në botë. Ne duam që ju europianët ta lini këtë rajon me mençuri, jo me luftë.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore, akuzojnë Iranin për shkelje të paktit ndërsa procesi mund të çojë në sanksione të reja të OKB gjë e cila me shumë gjasa do ta dobësonte Teheranin në ndeshje kundër Shteteve të Bashkuara.

Nga Rouhani u përmend dhe lista e gjatë e shkeljeve amerikane kundrejt të cilave, sipas tij Europa nuk ka reaguar.

"Kur Trump shpërtheu kundër NATO-s çfarë bëtë? Po kur u largua nga UNESCO? Kur u largua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, çfarë keni bërë? " – pyeti në mënyrë retorike Presidenti iranian.

Reagimi i Iranit dhe kundër reagimi i Gjermanisë, Britanisë dhe Francës e kanë futur marrëveshjen bërthamore në kolaps.

Që nga viti 2018, kur Shtetet e Bashkuara dolën nga pakti, Irani ka tejkaluar kufijtë në sasinë e uraniumit dhe nivelin e pasurimit, përtej kufirit të vendosur prej 3.65% . Në mosmarrëveshje, Europa zgjedh sanksione dhe, për këtë arsye, në sytë e Teheranit Europa ka zgjedhur anën e Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse ditët e fundit nuk ka pasur një përshkallëzim ushtarak, armiqësitë ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit zhvillohen me sanksionet e vendosura nga Trump kundër tetë zyrtarëve iranianë dhe njëzet ndërmarrjeve të prodhimit të aluminit, çelikut dhe bakrit të kontrolluar nga Republika Islamike, një hap i mëtejshëm ky pas vendimit për të goditur eksportet e naftës, të cilat shkojnë në nga mbi 2 milion fuçi në ditë në rreth 250 mijë, një vendim gjithashtu që ndikon edhe në jetën e përditshme të qytetarëve iranianë.