Sapo doli nga burgu për vrasje, atentat për hakmarrje 60-vjeçarit në Patos, s'e kapën plumbat! Kapen autorët

2 Janar 2020, 12:58

PATOS-Dy të rinj tentuan që të vrasin për hakmarrje një person, i cili sapo kishte dalë nga burgu. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano mëson se shënjestra e atentatit ka qenë 60-vjeçari Agron Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në datë 30 dhjetor në fshatin Dukas.

Dy personat, A. G. dhe V. L. të dy nga 34 vjeç që u arrestuan tre ditë pas atentatit qëlluan me armë gjahu për ta vrarë Hoxhën, i cili sapo kishte dalë nga burgu i akuzuar për vrasjen e një të afërmi të tyre në 1990. Ata qëlluan në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk e kapën plumbat.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë "