Saranda e mbushur me nëna me fëmijë që shijojnë bregdetin

26 Prill 2020, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2020-04-26 11:50:13

Saranda mëngjesin e sotëm është zgjuar nga zhurmët e fëmijëve të cilët kishin dalë së bashku me nënat e tyre duke përfituar nga leja e dhënë nga autoritet. Por së bashku me të lehtësisht dallohej se shumë të moshuar dhe burra kishin thyer rregullat duke dalë shëtitje.

Gjithsesi nënat me fëmijët e tyre kryesisht kishin zgjedhur të bënin një xhiro në shëtitore buzë detit, që sot ishte e tejmbushur, ndikuar edhe nga koha e mirë. Diçka shqetësuese që vihej re në video është se fëmijët qëndronin shumë afër njëri-tjetrit, duke mos respektuar masat e sigurisë, që duhet të udhëzoheshin nga prindërit e tyre.

  •