U hodhën në ‘97 Zhytësit zbulojnë predha dhe granata në Sarandë, rrezik për anijet dhe jahtet

7 Nëntor 2019, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2019-11-07 14:52:46

Rreth 20 predha janë zbuluar nga zhytësit vullnetarë, predha këto që mendohet janë hedhur në vitin 1997.

Zhytësit vullnetarë, të cilët po bënin pastrimin e nëndetit në Sarandë, kanë zbuluar predhat, ndërsa në det ndodhen edhe një sasi granatash.“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.”, -shprehen vullnetarët.

Predhat ndodhen në afërsi të Limanit, dhe përbejnë një rrezik potencial, pasi kontakti me spirancat e anijeve dhe jahteve të cilat ankorohen në këtë territor do të sillte katastrofë.