Sarandë/ I vuri flakën zyrës së noterit të arrestuar për tjetërsim pronash, arrestohet autori, i dënuar më parë për shkatërrim prone me eksploziv

7 Qershor 2022, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2022-06-07 13:43:51

Është vënë në pranga autori i zjarrvënies në zyrën e noterit Aleko Anagnosti, i arrestuar për tjetërsim pronash në Sarandë. Ai është identifikuar si Marjo Sinani, 41 vjec dhe ka qenë i dënuar më parë për shkatërrim prone me eksploziv.