Sarandë Lushnje, gjimnazistët mbledhin ndihma për të prekurit nga termeti

27 Nëntor 2019, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2019-11-27 15:29:31

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, të gjithë janë mobilizuar për të kontribuar sadopak për të zonat më shumë të prekura, atë të Durrësit dhe të Thumanës.

Në të gjithë vendin, shumë qytetarë janë bërë bashkë, duke kontribuar me ushqime, veshje, e më pas i kanë nisur në drejtim të Durrësit dhe Thumanës.

Në Sarandë, gjimnazistë janë organizuar për të mbledhur ndihma, ku thirrjes së tyre u janë përgjigjur shumë qytetarë, të cilat kanë mbledhur ushqime dhe veshje.

Edhe në Lushnje është parë një solidaritet i madh për të prekur nga tërmeti, e ndërsa administrata ka vendosur që të japë si kontribut 1 mijë lekë.

Shqiptarët janë bërë bashkë për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore, dhe në këto momente të vështira nuk janë vetëm.

Populli i Kosovës është treguar e gatshme për të ndihmuar, dikush në mënyrë individuale e disa në grup kanë kontribuar ose kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.