SARANDË - Një zjarr ka përfshirë një stan në fshatin Vrion në orën 06:15. Si pasojë e flakëve janë djegur 225 dele dhe 125 qingja si dhe një sasi e konsiderueshme produktesh ushqimore.Policia njofton se zjarri ka qenë aksidental. Pronari i këtij stani, Ruzhdi Alllkushi shprehet për Report Tv se zjarri ishte aksidental dhe se nuk ka pasur konflikte me asnjë person. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dëmi kap vlerën e 200 mln lekëve të vjetra pasi bagëtitë janë racë Lakon. “Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht” – njofton policia. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.