Sazan Guri prezanton trilogjinë për shqiptarët: Libri do shkojë dhe në Kanada e Australi

27 Qershor 2018, 21:38 | Përditesimi: 27 Qershor 2018, 21:38

‘Vlerat dhe Visaret e Shqiptarëve ndër Shekuj të Mijëvjeçarëve’ është trilogjia e ambientalistit dhe gjeologut Sazan Guri, promovuar këtë të mërkurë në Muzeun Historik Kombëtar. Në fjalën e tij, Sazan Guri flet mbi përmbajtjen e këtyre librave të ardhur në formë studimesh, duke thënë se në fokus është njohja e vlerave të shqiptarëve ndër shekuj.

Kam shkruajtur një javë, dy javë, i kam shkruajtur për ta kuptuar dhe njerëzit me 9 klasë. Çdo njeri nuk ka nevojë për të qenë historian, s’ka nevojë. Libri do shkojë në Kanada e Australi për t’u thënë fëmijëve kush jeni.  Thotë Gëtja: Njeriu është i vjetër aq sa historinë e vetë.

Sazan Guri, autor i librit, ambientalist