Sazani 3 ditë në flakë, dëme të mëdha, ende s'ka ndërhyrje nga ajri! Gafa e Ministrisë së Mbrojtjes, publikon pamjet e zjarrfikësit, e akuzon si zjarrvënës

6 Qershor 2022, 22:01

Një vatër zjarri u shfaq mbrëmjen e së premten në ishullin e Sazanit, e cila është zonë e mbrojtur. Ende s'ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Shqipëria ka tre helikopterë Cougar që kanë kova për të shuar flakët dhe Report Tv mëson se të tre janë në remont. Ndërsa problem janë municionet ushtarake që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.