Sazani prej tre ditësh në flakë, opozita: Çfarë ka bërë Peleshi për përballimin e zjarreve, me lekët e Inceneratorëve blinin një helikopter! Kryemadhi: Qeveria shpërdoron buxhetin

6 Qershor 2022, 18:08

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu  i ka kërkuar llogari minsitrit të Mbojtjes Niko Peleshit se çfarë masash nga kanë marrë prej vitit të kaluar për të qenë gati lidhur me situatën e zjarreve në vend. Ai tha se sikur qeveria me ca prej lekëve të marra nga Inceneatorët të paktën të kishte blerë një helikopter për shuarjen e zjarrit

“Çfarë është bërë nga zjarret e vit të kaluar deri sot. A janë marra masa, a mund të kishim një helikopter zjarrfikës, mund të ishin hequr një sati e caktuar parash nga Inceneratorët për këtë ditë. Jemi vetëm në fillim e sezonit. Rama kishte nxjerr një postim që pritet të jetë një sezon i nxehtë, çdo të thotë kjo. A ka sot pushues në qytetin e Vlorës që nuk thith ajrin dhe tymin që del nga flakët e Sazanit e të mos flasim për municionet që përbën rrezik për ushtarët dhe zjarrfikësit”, tha Agalliu.