Scan & Go, aplikacioni që ju mundëson pagesën online në INTERSPAR në TEG

2 Maj 2021, 08:59 | Përditesimi: 2 Maj 2021, 08:59

Në INTERSPAR në TEG qytetarët kanë mundësinë që të bëjnë pagesën për produktet që blejnë nëpërmjet aplikacionit Scan & Go. Ky aplikacion ju jep mundësinë klientëve që të skanojnë kodin e ccdo produkti dhe përmes aplikacionit të paguajnë direkt pa qenë nevoja të kalojnë tek kasa apo të presin radhë. Aplikacioni më i ri Scan & Go tashmë ka mbërritur në InterSpar në TEG, dhe nëpërmjet shkarkimit të tij në telefonin tuaj, ju mund të skanoni produktin që dëshironi të blini dhe të paguani pa qenë nevoja të rrini në radhë përpara kasës. Spar sjell këtë projekt inovator në bashkëpunim me RFZ bankë, me qëllim përmirësimin e eksperiencës së konsumatorëve. Ideatori i këtij projekti Visorjan Koja ndihet i vlerësuar se aplikacioni është përqafuar nga klientët.

 

“Ne deri tani kemi bërë mbi 150 intervista me klientët, kemi bërë një sondazh me 360 persona, kemi bërë aktivitete promocionale me aplikacionin live në ambientet e Spar ku janë përfshirë rreth 1945 klientë. Duke dëgjuar në çdo moment feadback e klientët se çfarë ai kërkonte dhe si mund t’ja përshtatim  dhe të zgjidhnim nevojat që ka klienti, nga sa ne kemi parë deri më sot dhe nga intervistat, rreth 92% e klientëve e pëlqyen idenë dhe premtuan se do të vazhdonin ta përdornin dhe të blejnë me Scan & Go. Për më tepër 84% e tyre na konfirmuan se do e rekomandojnë tek të tjerët”, pohon ideatori Visorjan Koja.

Scan & Go është një nga projekt-idetë fituese të programit Innovation Garden 2019, e cila u përzgjodh nga Spar Albania & bordi drejtues i RBI për të vazhduar fazat e mëtejshme të zhvillimit në një aplikacion funksional.

SPAR u shërben rreth 25.000 klientëve në ditë dhe ofron për ta mbi 40 mijë produkte të sigurta dhe me standarde maksimale. Përveç produkteve të certifikuara në vend, janë pjesë dhe ato italiane, austriake apo gjermane. SPAR Albania do të vijojë të investojë në implementimin e inovacioneve në industrinë e shitjeve me pakicë me qëllimin për të përmirësuar gjithmonë e më shumë eksperiencën e blerjes së konsumatoreve.

b.ha./Shqiptarja.com