S'duhet të dalin...Por pensionisti i shkon në zyrë kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu

30 Mars 2020, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2020-03-30 12:38:41

LEZHË - Edhe në qytetin e Lezhës, pensionistët kanë dalë nga shtëpia, duke mos respektuar rregullin e ri që hyn në fuqi nga sot, ku i ndalon ata që për çfarëdo arsye të lënë banesën. Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se ditën e sotme një pensionist i shkoi deri në bashki. Në një lidhje me Skype për Report Tv, kryebashkiku i bëri apel pensionistëve të qëndrojnë në shtëpi. Ai tha se do t'u ofrohet shërbimi në banesë me ndihma nga bashkia. Por Ndreu shtoi se edhe bizneset private janë ofruar në ndihmë të kësaj situate të vështirëve, duke i çuar ushqime me delivery në banesë. Kryetari i Bashkisë tha se për të përballuar situatën dhe për t'i shërbyer të gjithë pensionistëve të vetmuar, është kërkuar edhe solidariteti i qytetarëve, të cilët janë shprehur të gatshëm për t'i ndihmuar të moshuarit duke ia bërë ata pazaret.

Po ashtu - tha Ndreu - po u shërbehet edhe familjeve në nevojë, edhe me ndihmën e privatëve. Janë rreth 800 pako me ndihma që janë dhënë nga bizneset në Lezhë për familjet në nevojë.