Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook videon e projektit të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Shefi i qeverisë shkruan se rruga e re shkurton më shumë se një orë lidhjen mes zonave.
Me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur