Seanca e parë me video-konferencë, të pandehurit për vrasjen e Devi Kasmit refuzojnë gjyqin online

14 Prill 2020, 10:27

TIRANË - Pas aktit normativ për pezullimin e gjyqeve me prani të publikut si masë mbrojtëse për frenimin e përhapjes së COVID-19, është zhvilluar gjyqi i parë online, ku dy të pandehurit janë shfaqur në një videokonferencë nga ambientet e paraburgimit.

Gjyqi i parë online u mbjat me dy të pandehurit, shtetasin grek Eftimiu Eftimiu nga burgu i Peqinit dhe Elton Halipaj nga burgu 313 në Tiranë. Por as kjo seancë nuk mund të vlejë për të hapur gjykimin në themel, pasi t ëpandehurit nuk dhanë përlqimin që gjykimi të zhvillohej online. Për rrjedhojë gjykimi u pezullua, pasi duhet aprovimi i të pandehurve. Në sallë ishin të pranishëm gjyqtari, prokurori dhe pala mbrojtëse.