Seanca më 16 prill/ Ruçi deputetëve: Në sallë me maska e matës temperature, ruani etikën në mbledhjet online

11 Prill 2020, 18:27

TIRANE - Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u ka dhënë disa porosi deputetëve për organizimin e seancës plenare në 16 prill. 

Kryeparlamentari siguron deputetët se do të merren të gjitha masat para seancës duke u matur temperaturën, duke i pajisur me maska dhe doreza.