Seanca për abuzuesit me ndërtimet në Durrës, polici i arrestuar përfundon në urgjencë

12 Janar 2020, 13:06

E ndërsa po vijonte seanca për njohjen me masën e sigurisë, Agim Osmani-ndihmës specialist në policinë e Durrësit ka pasur probleme shëndetësore, aritmi, duke u dërguar me urgjencë në spital. Gazetari i Report TV në Durrës, Artur Korriku raporton se Osmani ndodhet në spital jashtë rrezikut, pasi ka marrë ndihmën e parë.