Seancë plenare në kushte të pazakonta/ Deputetët me maska dhe doreza, në hyrje u matet temperatura

9 Prill 2020, 15:13 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 15:15:14

TIRANË- Ligjvënësit do të zhvillojnë seancën e parë plenare që nga përhapja e koronavirus në Shqipëri në datë 16 prill, por me një sërë masash të rrepta për të respektuar distancimin e nevojshëm. 

Report tv mëson se në hyrje të sallës së Seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjekësor prezent në sallë dhe punonjësit e administratës së Kuvendit do të paisin deputetët me maska dhe doreza. Në sallën e Seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës, pajisur me maska dhe doreza.  Garda e Republikës do të jetë me numër të reduktuar e të pajisur gjithashtu me të gjitha mjetet mbrojtëse.Report tv ka zbardhur disa variante që administrate e Kuvendit ka bërë për të zhvilluar seancën plenare.  Varianti i parë është që në sallën e seancës plenare të jenë të pranishëm 75% e deputetëve propocianlisht sipas Grupeve Parlamentare, sipas një plani të përgatitur paraprakisht për vendosjen e deputetëve në sallë.