Sejko: Vitin e kaluar pati rimëkëmbje ekonomike që solli rritje punësimi dhe pagash

16 Qershor 2022, 13:22

Guvernatori Gent Sejko prezantoi në Kuvend raportin për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021, duke thënë se pati rimëkëmbje ekonomike që solli rritje punësimi, pagash dhe marzhe fitimi. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Sejko tha se gjatë vitit që lamë pas, rimëkëmbja gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësuar bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes.