Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s në Shqipëri: Jam i impresionuar, erë e re modernizimi

20 Dhjetor 2018, 18:13

Sot në Tiranë për të inspektuar investimet e reja në futboll ishte sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis, i cili së bashku me presidentin e FSHF-së Armando Duka fillimisht panë nga afër ecurinë e punimeve në ‘Shtëpinë e Futbollit’ ku janë zyrat e reja të federatës dhe më pas u zhvendosën në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në një prononcim për mediat sekretari i përgjithshëm i UEFA-s u shpreh:

Jam këtu për të parë progresin e stadium “Arena Kombëtare” dhe të zyrave të reja të federatës shqiptare të futbollit. Jam i impresionuar pasi Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri modernizimi. Kam qenë këtu edhe herë të tjera, kam qenë edhe në Qemal Stafa, por e them me plotë gojë që nuk ka të krahasuar.

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis

I pyetur se kur mund të organizohet Superkupa e Europës në “Arenën Kombëtare” sekretari i përgjithës i UEFA-s u përgjigj:

Nuk e di, kur stadium të jetë gati atëherë do të shohim, por nuk keni pse kufizoheni vetëm te Superkupa e Europës, pasi në 2021 do të jetë një kompeticion i ri për klube, kemi kupa te tjera gjithashtu të cilat mund të organizohen në Shqipëri. E rëndësishme është se tani ju keni nje stadium modern, por pas nuk mbeten as ‘Elbasan Arena’ apo ‘Loro Boriçi.

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis

 

Ndërkohë presidenti i FSHF-së Armando Duka pasi vlerësoi UEFA-n për bashkpunimin u shpreh:

Ne kemi filluar një projekt të ri, projektin e stadiumit të Kukësit, një stadium me 6000 spektatorë. Për vitet e ardhshme, kemi disa projekt-ide. Do bëjmë një lloj studimi dhe do shohim.

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis

 

 

Në stadiumin “Arena Kombëtare” që pritet të përfundojë në muajin qershor është vendosur edhe fasada e cilësuar si trashëgimi kulturore për të cilën ka patur jo pak debat.