Sekuestrimi i 3.4 mln eurove në ‘Toyota’, Prokuroria e Krimeve të Rënda shtrin verifikimet në Belgjikë

26 Dhjetor 2018, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2018-12-26 12:07:29

Sekuestrimi i 3.4 milion euro në “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, në muajin mars 2018, ka bërë që Prokuroria e Krimeve të Rënda, që ndjek hetimet e këtij rasti, të shtrijë verifikimet në Belgjikë. Pikërtisht në këtë shtet ka rezultuar se janë blerë 8 automjete, të cilat pasi janë ngarkuar në një kamion tip “Bizon”, janë drejtuar në Shqipëri. “Shqiptarja.com” mëson se dy prokurorë të çështjes që po hetojnë dosjen e sekuestrimit të 3.4 milion euro, pak ditë më parë kanë udhëtuar në drejtim të Belgjikës,ku mësohet të kenë marë kontakte me autoritet vendase të prokurorisë dhe policisë belge. Nga sa mësohet qëllimi i kësaj vizite ishte për të identifikuar,lokalizuar dhe pyetur personat që kanë shitur 8 automjetet e sekuestruara në portin e Durrësit.

Më konkretisht është kërkuar informacion lidhur me pronarin e “Toyota Yaris” aty ku dhe ishin fshehur 3.4 milion euro, duke ju kërkuar ndihmë palës greke që ky person të gjendet dhe të pyetet lidhur me shitjen e makinës. Për shkak se tashmë hetimet janë shtrirë dhe në Belgjikë dhe Shqipëri, të dyja prokuroritë kanë vendosur të bashkëpunojnë me qëllim identifikimin e personave që zotëronin sasinë prej 3.4 milion euro, të sekuestruar nga policia shqiptare në portin e Durrësit. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Ndërkohë në kërkim për këtë çështje janë dhe dy persona të tjere, mes tyre Alban Mollaymeri.

    No videos found.