Sekuestrohen 2 ton marijuanë në Spanjë, 19 të arrestuar, mes tyre disa shqiptarë! Droga kultivohej në banesa dhe magazina jashtë zonës urbane

3 Dhjetor 2020, 21:01

Shqiptarët ishin përgjegjës për kultivimin e drogës, që bëhej kryesisht në shtëpi apo magazina që ishin vendosur larg qendrave të banuara në mënyrë që të mos pikaseshin. Në operacion morën pjesë 300 agjentë, u kontrolluan 63 banesa dhe objekte në Spanjë, ndërsa u sekuestruan 34 000 bimë kanabis, 14 automjete, 20 000 euro dhe një pistoletë.