Sekuestrohen 4 kg heroinë në Portin e Durrësit, droga kishte si destinacion Italinë, prangoset shoferi

6 Janar 2019, 17:24 | Përditesimi i fundit: 2019-01-06 17:53:21

Një sasi prej 4 kilogramë drogë e llojit heroine është sekuestruar në Portin e Durrësit. Heroina ndodhej në një çantë brenda një kamioni dhe do të imbargohej në një traget të linjës Durrës-Ancona. Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin e kamionit. Destinacioni i drogës ishte Ancona dhe më pas Italia e Veriut. Droga e kapur ka një vlerë në treg prej 80 mijë euro. Droga u pikas nga një qen anti-drogë që bën kontrollin në mjetet që nisen nga porti i Durrësit. Operacioni ka ardhur në rrugë operative dhe ka rezultuar i saktë. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se sapo kamioni ka hyrë në portin e Durrësit, i është nënshtruar një kontrolli ku është gjetur droga.