Kapen 49 kg kokainë në kontenierin me banane në Portin e Durrësit! Arrestohet babai i Arbër Çekaj

1 Prill 2021, 08:43 | Përditesimi i fundit: 2021-04-01 16:14:59

Rikthehet historia e trafikimit të lëndëve narkotike nga Ekuadori drejt Shqipërisë përmes kontejnerëve të bananeve. Policia ka sekuestruar në një kontejner me banane në Portin e Durrësit 49 kg kokaine dhe ka arrestuar administratorin e firmës që posedonte kontejnerin Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt me qendër në Maminas, i arrestuar po për drogë.