Sekuestrohen cigare e vaj ulliri kontrabandë në Shkodër

1 Prill 2020, 14:48

Në një operacion të koduar "Tabacco 2020" në Shkodër u proceduan në gjendje të lirë dy persona për kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash. Policia sekuestroi bidonë me vaj ulliri, duhan, paketa cigaresh dhe materiale të ndryshme që shërbejnë për paketimin e duhanit.

 F. B., 51 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, akuzohet për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industriale dhe ushqimore”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën dhe magazinën me qira të tij, shërbimet e Policisë gjetën 39 bidonë metalik me vaj ulliri, paketa cigaresh, duhan dhe materiale që shërbejnë për paketimin e duhanit.