Sekuestrohen mbi 1 milionë euro në portin e Durrësit, ishin fshur në një makinë! Ndalohet shoferi

13 Qershor 2020, 15:53 | Përditesimi i fundit: 2020-06-13 22:02:52

Një sasi eurosh që vinin nëpërmjet një trageti të ardhur nga Bari është sekuestruar në portin e Durrësit. Raportohet se paratë ishin në një makinë e cila kishte ardhur nga Italia dhe bëhet fjalë për euro.

Mësohet se bëhet fjalë për një sasi parash më shumë se 1 milionë euro. Pas konstatimit nga Dogana është njoftuar policia për hetime të mëtejshme.