Selaniku 'në flakë', Paok shpallet kampion i Greqisë pas 34 vitesh

22 Prill, 11:02

Selaniku në “flakë". Çmenduri e tifozëve në qytetin bregdetar grek pasi skuadra e futbollit PAOK-u ka fiuar titullin kampion në Superligën greke pas plot 34 vitesh pritje.

Kjo fundjavë për tifozët e futbollit në Selanik ishte fantastike pasi jo vetëm që festuan 93 vjetorin e krijimit të PAOK-ut por mbi të gjitha festuan edhe titullin kampion në Greqi titull që skuadra bardhezi e kishte fituar për herë të fundit në vitin e largët 1985. 

PAOK i Selanikut ka bërë një sezon fantastik në Superligën greke duke u shpallur kampion një javë nga fundi.

Djemtë e drejtuar nga Razvan Lucescu fituan dje me goleadë 5-0 ndaj Levadhiakos dhe mbyllin llogaritë. PAOK nuk është mposhtur në asnjë ndeshje këtë sezon dhe pas javës së 29-të ndodhet në kuotën e 77 pikëve 5 më shumë se Olimpiacos dhe është i paarritshëm.

PAOK bëhet e para skuadër jo nga Athina që fiton titullin kampion në Greqi që prej vitit 1988 vit në të cilin kampione ishte shpallur Larissa. Në qytet festa nisi që të shtunën dhe mijëra tifoz kaluan në delir për këtë triumf  të madh të skuadrës së tyre. Mijëra fishekzjarre krijuan një atmosferë fantastike jo vetëm në stadium në momentin e marrjes së trofeut por në shëtitoren anës detit dhe në qytet u krijua një pamje e jashtëzakonshme./ Përgatiti Andi Kapxhiu/

Kategori të tjera

Shiko të gjitha