Selenicë/ Banorët e dëmtuar nga tërmeti ende pa dëmshpërblim

24 Mars 2019, 20:37

Pamjet që po shihni, i përkasin muajit maj të vitit 2018, kohë kur 5 tërmete njëri pas tjetrit dëmtuan 95 banesa në fshatrat e Bashkisë së Selenicës. Tërmeti prekur 95 banesa në fshatrat Matogjin, Vermik dhe Bashaj. Edhe pse gjatë asaj kohe vendi u vizitua nga kryetari i Bashkisë së Selenicës, prefekti i Vlorës apo edhe Shefi i Shtabit të Emergjencave Haki Cako, situata vijon të jetë e njëjtë, pasi asgjë s’ka ndryshuar.

Dy familje qëndrojnë në cadër, ndërsa disa familje të tjera jetojnë në banesa të rënuara nga tërmetet e vitit 2018. Sipas nënkryetarit të Bashkisë Selenicë, Naim Vishaj, ekspertët përcaktuan qartë dëmet si nga ana e Bashkisë ashtu dhe nga qarku.

Vlera financiare për emergjencat civile, dëmshpërblimet e banesave i kaluan Bashkisë së Selenicës, si dhe u aprovuan nga prefektura por janë këshilltarët ata të cilët mbajnë peng dëmshpërblimet e banorëve. Sipas nënkryetarit janë bërë katër mbledhje dhe nuk janë plotësuar numrat për dëmshpërblim të banorëve të dëmtuar nga tërmetet.