Sëmundja e plasjes, nis vaksinimi i bagëtive në 6 qarqe

8 Maj 2020, 09:05 | Përditesimi i fundit: 2020-05-08 09:07:33

TIRANË- Ditën e sotme nis fushata e vaksinimit të bagëtive në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes së plasjes.

Vaksinimi do të kryhet në 44 fshatra që i përkasin qarqeve Elbasan, Berat, Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe Vlorë. Deri më tani ka përfunduar vaksinimi i bagëtive në qarkun Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera është parashikuar të përfundojë në fund të muajit maj. Në total do të bëhen rreth 80 mijë vaksina në të gjithë vendin tek bagëtitë e imta, gjedhi, njëthundrakët dhe derrat.Në qarkun Vlorë aktualisht janë vaksinuar rreth 21% e bagëtive. Pritet që deri në fund të muajit të vaksinohen rreth 12 mijë krerë thotë Adila Kojdheli, drejtori i Agjencisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.