Sëmuret në burg! Gjykata liron nga qelia dhe e çon në arrest shtëpie babanë e Hajrave të akuzuar për vrasjen e Jan Prengës

30 Mars 2020, 16:47 | Përditesimi i fundit: 2020-03-30 18:36:15

TIRANE-Dy muaj pas arrestimit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë duke e liruar nga qelia dhe dërguar në arrest shtëpie Bajram Hajrin 64-vjeç. Ai është babai i Leonard Hajri 36-vjeç, që është mes personave të arrestuar dhe Altin Hajrit, pronar i kompleksit "Golden" në Shijak, që është ende në kërkim nga drejtësia lidhur me dosjen.