Serbë, polakë dhe rusë, fluks në Qafë -Thanë për të kaluar Maqedoninë

22 Gusht 2020, 11:02

Mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Qafë -Thanë kanë kaluar kufirin në më shumë se  3700 individë të huaj dhe shqiptarë. Sipas burimeve të dhëna për Report Tv, pjesa më e madhe e kalimtarëve janë serbë, bullgarë, polakë dhe rusë.

Në doganë është punuar me katër sportele, në hyrje dhe në dalje duke krijuar kështu një fluks të madh makinash por jo radhë të gjata.