Serbi, protesta të dhunshme në Beograd kundër masave kufizuese, 'pushtohet' Parlamenti

8 Korrik 2020, 09:25 | Përditesimi i fundit: 2020-07-08 13:55:19

Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin serb, Beograd.

Qindra njerëz kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, teksa dje u raportuan shifrat më të larta të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë Covid.