Serbia nesër në votime, Vuçiç duket fitues i paracaktuar

20 Qershor 2020, 13:48

Nesër në Serbi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, fillimisht të planifikuara për në prill por që u shtynë për shkak të emergjencës shëndetësore.

Rreth 7 milionë njerëz do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se cila nga 21 listat e miratuara nga Komisioni Zgjedhor do të shpallet fituese.