'Seria A do të mbyllet në fund të qershorit', presidenti i federatës italiane: Do i kërkoj UEFA-s shtyerjen e Europianit

15 Mars 2020, 21:27 | Përditesimi i fundit: 2020-03-16 09:00:22

Gabriele Gavrina, presidenti i federatës italiane të futbollit, ka gati zgjidhjen për mbylljen e rregullt të Seria A, kampionatit të parë në Europë që u ndërpre pas përhapjes së koronavirusit në Itali, shtetit më të prekur nga kjo pandemic deri më tani në Europë.

Në një intervistë për sportmediaset Gavrina ka treguar për propozimin që do t’i bëjë të martën UEFA-s kur të mbledhë 55 federata europiane: “Italia në këto momente është dy javë përpara vendeve të tjera në shpërthimin e kësaj pandemie. Të martën do i propozojmë UEFA-s që të shtyjë Europianin.