Seria A drejt shtyerjes përfundimtare. 2019-2020 pa fitues

25 Mars 2020, 13:07

Ashtu siç është bërë tani zakon për shkak të frikës së përhapjes së COVID-19, Liga e Seria A ka mbajtur një konferencë online me të gjithë klubet, ku përfundimit kanë qenë shumë të rëndësishme pavarësisht se ende nuk është vendosur asgjë. Pjesa më e madhe e klubeve po shtyjnë drejt verdiktit për të bërë zero këtë sezon të Seria A, që në rastin më të mirë mund të nis në mesin e muajit maj.

Pra ideja është që ky sezon të mbyllet me kaq dhe mos të ketë fitues, pasi në të kundërt rrezikohet seriozisht sezoni i ardhshëm. Mundësia që UEFA mund të shtyjë afatin përfundimtar të kampionateve në mesin e muajit korrik nuk pëlqehet nga klubet e Seria A, të cilat pretendojnë se rrezikohet sezoni i arshshëm, duke sjellë një përshtjellim të madh në të gjithë drejtimet, si atë sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.

Kështu sipas mediave italiane renditje aktuale do të vlejë vetëm për Kupat e Europës. Nga vendi i parë deri në vendin e katërt do të marrin pjesë në Champions League, ndërsa vendi i pestë me vendin e gjashtë do të shkojnë në Europa League.

Gjithsesi dy klubet që mbajnë vendin e parë dhe vendin e dytë në Seria B, Benevento dhe Crotone, nuk duhet të shqetësohen. Sezonin e ardhshëm ata do të jenë në Seria A, pasi kampionati do të bëhët me 22 skuadra, por vetëm një sezon, pasi në atë pasradhësin do të zbresin katër.

Që kampionati po shkon drejt ndërprerjes përfundimtare e ka konfirmuar edhe presidenti Sampdoria-s, Masimo Ferreti, i cili ka deklaruar se pavarësisht se disa mund ta urrejnë, këtë sezon nuk mund të bëhet më fjalë për futboll. Sakaq sipas raportimeve vendimi përfundimtar për këtë çështje pritet të merret në mesin e muajit prill.