Seria A përgatit rikthimin/ Ja tre opsionet në shqyrtim, mbyllet në fund të korrikut

8 Prill 2020, 12:52

Qytetarët italianë po mësohen me atë që konsiderohet “faza 2” që do të thotë është ajo periudhë që do të bëjë të mundur rikthimin në normalitet të situatës pas emergjencës nga koronavirusi. Ashtu siç po bën qeveria italiane edhe futbolli po studion disa opsione se kur dhe si të rinisë Seria A gjithmonë duke zbatuar këshillat dhe masat e qeverisë.

Tema se kur skuadrat në Itali do të rikthehen në stërvitje është ende e hapur dhe me shumë mundësi data më e përshtatshme është 4 maji. Kjo edhe për faktin se datat 25 prill  dhe 1 maj janë festa për shkak të Pashkëve dhe Ditës Ndërkombëtare të punëtorëve. Ndeshja e fundit e luajtur në Serinë A është Juventus-Inter më 8 mars dhe deri atëherë do të thotë se futbollistëve u bëhen dy muaj pa luajtur dhe e kanë të nevojshme që të bëjnë një fazë përgatitore të paktën prej tre javësh dhe sipas La Gazzetta dello Sport data më e përshtatshme për të rinisur Serinë A duhet të jetë 24 maji por duke lënë edhe një tjetër hapësirë ndoshta më 31 maj kampionati pritet të rinisë.