Sërish drogë e armë në Lazarat, kapen dy persona që po kultivonin lëndë narkotike

20 Gusht 2020, 09:18

GJIROKASTËR- Dy persona në Lazarat janë arrestuar pasi po kultivonin lëndë narkotike.

Policia ka sekuestruar 15 bimë narkotike, 1 kg drogë, disa gramë çokollatë droge dhe municione.

Burime për "Report Tv" bëjnë me dije se është arrestuar Shkëlçim Basha dhe Rudolf Basha. 

"Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti". Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Sekuestrohen armë, municione dhe lëndë narkotike. Vihet në pranga autori. Strukturat e DVP  Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin  dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje  si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen "Përroi Selime",  Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sopoti".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.