Sërish numri i lartë 23 raste të reja me COVID, zgjerohet harta me një të prekur në Librazhd, 2 staf mjekësor

30 Maj 2020, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2020-05-30 12:50:03

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.