Sërish përleshje në protestë në Maqedoninë e Veriut, raportohet për të shtëna me armë!

6 Korrik 2022, 22:04 | Përditesimi i fundit: 2022-07-06 22:04:24

Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së mbrëmjes së sotme na Maqedoninë e Veriut.  Protestuesit që prej ditësh kanë dalë në shesh para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërrirë tek shtatorja e Skënderbeut në Shkup, janë përleshur me disa persona të tjerë.