Sevilla në finalen e Europa League, mund 2-1 Manchester United

17 Gusht 2020, 10:35

Sevilla është finalistja e parë e Europa League . Spanjollët specialistë të këtij kompeticioni mposhtën 2-1 Manchester United në gjysmëfinalen e parë të Europa League.

Anglezët shënuan të parët me Bruno Fernandes me penaltti por ekipi andaluzian barazoi që në pjesën e parë me Suso.

United  pati minuta shumë të mira në fillimn e pjesës së dytë dhe raste të pastra por hero u tregua portieri i Sevilla-s që nuk lejoi prekjen e rrjetës. De Jong në minutën e 78-të shënoi golin e fitores për ekipin e drejtuar nga Lopetegui.

Sevilla kalon në finalen e Europa League dhe pret fit

uesen e gjysmëfinales tjetër Inter- Shakhtar Donetsk që do të luhet të hënën. /Përgatiti Andi Kapxhiu