Sezoni i ri i çuditshëm, sot nis Premier League dhe La Liga! Në Angli priten supriza, në Spanjë Reali mbetet favorit

12 Shtator 2020, 11:46

Dy kampionatet më prestigjioze të Europës në futboll, Premier League dhe La Liga, do të nisin sot sezonin e ri 2020/2021. Ndryshe nga çdo vit, ky sezon vjen çuditshëm jo vetëm për shkak të periudhës kur nis, por edhe për disa arsye të tjera siç janë merkato tepër e vakët, por edhe mungesa e tifozëve në stadiume.

Premier League do të nisë me derbin e Londrës Fulham-Arsenal, ndërsa në fushë sot do të zbresin edhe kampionatë e Liverpool, që presin në Anfield debutuesit e Leed-s. Në Angli presin një sezon me befasi, pasi sipas parashikimeve Liverpool dhe Manchester City nuk janë të vetmit pretendent.